Mbrëmjen e sotme pranë ambasadës ruse në Tiranë është zhvilluar një protestë nga një grup qytetarësh, që kanë dënuar agresionin e Moskës kundër Ukrainës.
“Lufta në Ukrainë mund të ketë një efekt domino” tha njëri prej qytetarëve që ishte në protestë duke iu trembur zhvendosjes së konfliktit në Ballkan.
“Jo luftës, pro paqes” ishte mesazhi i një tjetër qytetari, që mbante në duar flamurin shqiptar dhe atë ukrainas.
Mëngjesin e sotëm Putin urdhëroi ushtrinë që të sulmonte në shkallë të gjerë Ukrainën.
/5pyetjet.al