Gjatë ditës së sotme Policia e Tiranës ka arrestuar Xh. Ll. për shkak se kontrabandonte naftë.
Sipas policisë mësohet se ai shiste naftë, të cilën e mbante në ambientet e shtëpisë së tij në Kashar, që i kishte përshtatur për të vendosur edhe pompat e karburantit si dhe kishte 2 depozita metalike.
Gjatë arrestimit policia sekuestroi dhe 2500 litra naftë, ndërkohë që provat i janë dërguar prokurorisë për hetim.