Presidenti francez Emmanuel Macron shprehet se vendi i tij do të godasë Rusinë me sanksione të të njëjtit nivel agresioni si Moska goditi Ukrainën.
Ai thotë se Rusia duhet të presë sanksione të ashpra që do të godasin ushtrinë, ekonominë dhe sektorin energjetik.
“Ne do ta mbështesim Ukrainën pa hezitim dhe do të marrim përgjegjësinë tonë për të mbrojtur sovranitetin dhe sigurinë e aleatëve tanë evropianë.
Ngjarjet e natës së kaluar shënojnë një pikë kthese në historinë e Evropës” tha Macron në një fjalim televiziv drejtuar kombit francez, duke qëndruar përpara flamujve francezë, të Bashkimit Evropian dhe të Ukrainës.
“Ne do t’i përgjigjemi këtij akti lufte pa dobësi, me qetësi, vendosmëri dhe unitet”, shtoi ai.
/5pyetjet.al