Pak pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, ka ardhur menjhërë dhe reagimi i liderave të fuqishëm të botës, presidentit Amerikan Joe Biden shkruan:
“Presidenti Zelenskyy më kontaktoi sonte dhe ne sapo mbaruam së foluri. Unë e dënova këtë sulm të paprovokuar dhe të pajustifikuar nga forcat ushtarake ruse. E informova atë për hapat që po ndërmarrim për të mbledhur dënimin ndërkombëtar, duke përfshirë sonte në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”. Përfundoi Biden.
Reagimi i radhës erdhi nga Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau:
“Kanadaja dënon – në termat më të ashpër të mundshëm – sulmin skandaloz të Rusisë ndaj Ukrainës. Këto veprime të paprovokuara janë një shkelje e qartë e mëtejshme e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, si dhe e detyrimeve të Rusisë sipas ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së OKB-së”.
Gjithashtu në një deklaratë të fortë doli dhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen:
“Ne dënojmë fuqishëm sulmin e pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës. Në këto orë të errëta, mendimet tona janë me Ukrainën dhe gratë, burrat dhe fëmijët e pafajshëm ndërsa përballen me këtë sulm të paprovokuar dhe frikë për jetën e tyre. Ne do të mbajmë përgjegjës Kremlinin”.
Boris Johnson, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar tregoi se ishte i tmerruar nga zhvillimet e fundit në Ukrainë dhe se do ishte krah aleatit të tij duke u kundërpërgjigjur me vendosmëri.
“Jam i tmerruar nga ngjarjet e tmerrshme në Ukrainë dhe kam folur me Presidentin Zelenskyy për të diskutuar hapat e ardhshëm. Presidenti Putin ka zgjedhur një rrugë gjakderdhjeje dhe shkatërrimi duke nisur këtë sulm të paprovokuar ndaj Ukrainës. Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët tanë do të përgjigjen me vendosmëri”. Përfundoi Johnson.
Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas u shpreh se agresioni është një krim që kërkon reagimin më të qartë ndërkombëtar dhe përgjigjen më të fortë:
“Unë dënoj në mënyrën më të rëndë sulmin ushtarak të Rusisë në shkallë të gjerë kundër Ukrainës . Agresioni është një krim që kërkon reagimin më të qartë ndërkombëtar dhe përgjigjen më të fortë. Ne jemi me Ukrainën dhe popullin ukrainas në këtë orë të errët. Ne #QëndrimMeUkrainë”.
Kanë vazhduar ende reagime nga ndërkombëtarët, pritet që udhëheqësit e botës të takohen në një takim urgjent nga NATO ku pritet të dalin me një kundërpërgjigje të ashpër ndaj Kremlinit.
/5Pyetjet.al