Mediat botërore kanë publikuar pamjet e kamerave të sigurisë kur një magazinë në Odesa në Ukrainë është sulmuar me raketa nga forcat ushtarake të Rusisë.
Rusia nisi sulmin ushtarak ndaj Ukrainës në orët e para të mëngjesit të së enjtes nga 3 fronte; Veriu, Jugu dhe Lindja.
Rusia ka synuar të sulmojë depot dhe bazat ushtarake me armatime të Ukrainës.
Forcat ushtarake ruse që hynë në Ukrainë në orët e fundit nga Bjellorusia do të synojnë drejtpërdrejt kryeqytetin Kiev. Ministria britanike e Mbrojtjes e pretendon këtë në bazë të raporteve nga inteligjenca e saj ushtarake.
CCTV footage of Russian Missile attack at a warehouse located in #Odessa of #Ukraine #russia #TerceraGuerraMundial #rusia #ucrania pic.twitter.com/jrOgoQ3lzV
— Sapo Perro (@sapoperroo) February 24, 2022
Sipas të njëjtit burim, megjithatë, ka përplasje të ashpra me forcat ukrainase, të dëshmuara veçanërisht për mbrojtjen e qyteteve të mëdha, me “humbje të rënda”.
“G7” i kërkoi Rusisë një de-përshkallëzimi, të tërheqë menjëherë forcat e saj nga Ukraina dhe të ndalojë gjakderdhjen.
Presidenti rus Vladimir Putin u bëri thirrje forcave ukrainase që të dorëzojnë armët e tyre dhe të “shkojnë në shtëpi”. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden akuzon se “Putin dëshiron t’i “pres kokën” qeverisë në Kiev”.
/5pyetjet.al