-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“O zemra më je futur në krevat”, Ahmetaj përplaset me Sulën: Ta tregoj unë ty, po kunati?

Kryesoret

Zv/ kryeministri Arben Ahmetaj në seancën e sotme plenare në Kuvend u përfshi në replika dhe akuza me deputetin e PD-së, Dashnor Sula, pasi ky i fundit i tha se “të njoh shumë mirë që në ’87, po ashtu edhe bëmat e tua”.

Kaq mjaftoi që Ahmetaj të hidhej në sulm për ti zbërthyer, sipas tij letrat dhe privatizimet. “Ke privatizuar në emër të kunatit, mbaje mend ti, ta tregoj unë ty. Ti ke privatizuar në emër të kunati. Dash Sheshi.

Do ju marr një nga një, ku ju punojnë prindërit. Nuk duhet të ishe këtu. Ke privatizuar pronë publike“ i tha ai.

Më tej, Ahmetaj, i tha se Berishës ja fal, por jo të tjerëve. “O zemra nuk kam dal fare nga Shqipëria. Jam mësuar. Kam mbajtur shumë në kurriz. Atij të vjetrit ja fal po ju të rinjve”.

Deputeti demokrat tha se akuzat kundër tij shkojnë deri te stadiumi dhe jo më tej.  “I njohim bëmat tua. Njihemi shumë mirë bashkë. Akuza për mua deri ke stadiumi është nuk ka të tjera, ti ke pafund”.

Ahmetaj u përgjigj duke thënë se i janë futur në jetën private dhe jo vetëm e djathta. “Djathtas por jo vetëm është u hedhur shumë baltë, deri në personale, deri ke dhoma e gjumit.

Unë si jam futur askujt te jeta personale por nuk do ngurroj të gjithë ata që më janë futur” tha ai.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit