“Sulmi i Rusisë kundër Ukrainës u provokua nga blloku ushtarak i udhëhequr nga SHBA”, ka thënë ministri i jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian.
“Kriza e Ukrainës është e rrënjosur në provokimet e NATO-s” tha kryediplomati i Republikës Islamike, duke shtuar se Teherani nuk “beson” në një zgjidhje ushtarake të krizës dhe për këtë arsye po bën thirrje për një armëpushim dhe një “zgjidhje politike dhe diplomatike” në vend të kësaj.
Irani i ka ndjekur zhvillimet në Ukrainë “me shqetësim të thellë”, tha të enjten zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Saeed Khatibzadeh.
Ai gjithashtu fajësoi përshkallëzimin e “veprimeve provokuese të vazhdueshme të NATO-s”, në të cilat Uashingtoni “luan një rol qendror”. Tani, i gjithë rajoni euroaziatik është “në prag të një krize gjithëpërfshirëse”, paralajmëroi ai.
Teherani u bëri thirrje të gjitha palëve të shpallin një armëpushim të menjëhershëm dhe të angazhohen në bisedime për të zgjidhur krizën përmes dialogut politik.
/5pyetjet.al