-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Putin: Nuk kishim rrugë tjetër, veç pushtimit të Ukrainës

Kryesoret

“Rusia është pjesë e ekonomisë botërore dhe ne sigurisht nuk kemi ndërmend ta dëmtojmë atë sistem. Unë nuk mendoj se partnerët tanë duhet të na largojnë nga ky sistem”.

Kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin duke folur me sipërmarrësit rusë në Moskë. “Ajo që po ndodh në Ukrainë është një masë e nevojshme, nuk na ka mbetur asnjë shans të bëjmë ndryshe” u justifikua ai.

Forcat ushtarake ruse që hynë në Ukrainë në orët e fundit nga Bjellorusia do të synojnë drejtpërdrejt kryeqytetin Kiev. Ministria britanike e Mbrojtjes e pretendon këtë në bazë të raporteve nga inteligjenca e saj ushtarake.

Sipas të njëjtit burim, megjithatë, ka përplasje të ashpra me forcat ukrainase, të dëshmuara veçanërisht për mbrojtjen e qyteteve të mëdha, me “humbje të rënda”.

“G7” i kërkoi Rusisë një de-përshkallëzimi, të tërheqë menjëherë forcat e saj nga Ukraina dhe të ndalojë gjakderdhjen.

Presidenti rus Vladimir Putin u bëri thirrje forcave ukrainase që të dorëzojnë armët e tyre dhe të “shkojnë në shtëpi”. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden akuzon se “Putin dëshiron t’i “pres kokën” qeverisë në Kiev”.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit