-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia sulmoi Ukrainën, rritet çmimi i naftës, çoroditen tregjet

Kryesoret

Çmimi e naftës është rritur në mbi 100 dollarë për fuçi dhe tregjet globale të aksioneve kanë rënë pas raportimeve për veprim të zgjeruar ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës.

Vendimi rus ka nxitur shqetësimet për luftë të madhe në Evropë.

Çmimet e arit dhe jenit japonez – të konsideruara streha të sigurta gjatë pasigurive globale – po ashtu janë rritur.

Çmimet e naftës së papërpunuar kanë arritur në nivele që nuk janë parë nga shtatori i vitit 2014, pas frikës se mund të ketë ndërprerje të furnizimeve nëse sanksionet e Perëndimit prekin eksportet ruse të naftës.

Tregjet e aksioneve në Hong Kong, Sidngej, Mumbai dhe Seul, kanë rënë për më shumë se 3 për qind.

Tregjet në Tokio, Singapor, Tajpej dhe Uellingon kanë rënë më shumë se 2 për qind dhe humbje të mëdha janë raportuar edhe në Shangai, Manila, Xhakarta dhe Bangkok.

Tregjet e aksioneve kanë rënë edhe në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

Autoritetet në Rusi kanë pezulluar të gjitha këmbimet në Moskë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit