-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ukraina rrëzon avionin luftarak rus, banoret zbrazin bankomatet dhe ia mbathin

Kryesoret

Ukraina i ka dhënë përgjigjen e parë sulmit rus, i cili po zhvillohet prej disa orësh me bombardime mbi qytetet kryesore në gjithë vendin.
Sipas një njoftimi nga aviacioni civil ukrainas, një avion bombardues rus është detektuar me radar në rajonet lindore dhe më pas është sulmuar, duke e çuar atë drejt rrëzimit.
Ende nuk dihet nëse ka viktima apo dinamika mbi ngjarjen.

Vetë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar se do të vendosë ligjin e luftës në gjithë territorin. Në një telefonatë me presidentin amerikan, Joe Biden, ai ka marrë edhe garanci për mbështetjen ushtarake nga aleatët.

Paniku ka pushtuar banorët e Kievit pasi Rusia sulmoi me raketa Ukrainën, deri në kryeqytet, në orët e para të së enjtes.


Bankomatët janë zbrazur, ndërsa shumë janë strehuar në tunelet e metrosë, ndërsa të tjerë kanë bllokuar autostradat në tentativë për të shkuar drejt perëndimit.

/5Pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit