-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A do të ndalet lufta? Presidenti i Ukrainës: Jemi të gatshëm për bisedime

Kryesoret

Një zëdhënës i presidentit ukrainas, Zelensky, ka thënë në orët e vona të së premtes se Kievi është i gatshëm për bisedime paqeje me Rusinë menjëherë.

Ai bëri të ditur se zyrtarët rusë dhe ukrainas po diskutojnë aktualisht për kohën dhe vendin ku do të zhvillohen bisedimet. Në anën tjetër, sipas BBC, Rusia ka thënë se ata do të bisedojnë vetëm kur të dorëzohen të gjitha forcat e armatosura të Ukrainës. Ndërkohë, Moska ka thënë gjithashtu se Kievi ka refuzuar të bisedojë. Megjithatë, ky pretendim është rrëzuar nga Zëdhënësi i presidentit ukrainas, Serhiy Nykyforov.

Ai ka shkruar në Facebook: “Ukraina ishte dhe mbetet e gatshme të flasë për përfundimin e luftimeve dhe për paqen. Ky është pozicioni ynë i pandryshuar”.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse do t’i jepet fund gjakderdhjes në Ukrainë, e cila prej dy ditësh është e mbushur nga trupat ruse dhe tanket.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit