-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Abavzoviç kryeministër më 3 mars? Pritet qëndrimi i SNP-së

Kryesoret

Kreu i Lëvizjes Qytetare URA dhe zëvendëskryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha se për qeverinë e pakicës është ende në pritje të qëndrimit të Partisë Popullore Socialiste (SNP).

URA do të respektojë qëndrimin e SNP-së, sido që të jetë ai për çështjen e qeverisë minoritare.

“Sa na përket ne, çdo gjë duhet bërë shumë më shpejt, më konkretisht dhe me efikasitet”, tha politikani shqiptar, raporton rtcg.

I pyetur se kush do të formojë qeverinë e pakicës dhe nëse do të jetë SNP, Socialdemokratët dhe Partia Socialdemokrate, Abazoviç tha se janë ende në pritje të qëndrimit të SNP-së.

Ndërkohë, deputetët e DPS-së, SDP-së dhe koalicionit shqiptar “Njëzëri”, Partia Boshnjake, SD dhe GP URA, 43 prej tyre, i kanë dorëzuar nënkryetarit të Kuvendit, Strahinja Bulajiq propozimin për mbajtjen e seancës parlamentare më 3 mars.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit