Ndërkohë që Ukraina është e pushtuar nga Rusia, aktori i njohur, Sean Penn ka shkuar në Kiev dhe po xhiron një dokumentar për kompaninë VICE.
Ai u takua edhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke bërë të ditur se ka shkuar për të filmuar një dokumentar rreth përshkallëzimit të konfliktit në Ukrainë.
“Të enjten, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua me aktorin hollivudian, i cili besohet se është duke e bërë një film për VICE”, ka njoftuar Zyra e Presidentit të Ukrainës.
Fituesi i Oscar u fotografua duke marrë pjesë në një konferencë shtypi në zyrën presidenciale. Ai gjithashtu u takua me këshilltarin presidencial ukrainas Alexander Rodnyansky të martën mbrëma përpara se konflikti të përshkallëzohej.