Ushtria ruse ndodhet shumë pranë marrjes së kontrollit të Kievit. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar udhëheqësit europianë për marrjen e masave të pamjaftueshme për të ndaluar avancimin rus.
“Njësoj si në Luftën e II Botërore thatë kurrë më, por ja ku është sërish dhe ju nuk po bëni mjaftueshëm për t’u përgjigjur”, tha ai.
“Jam i sigurtë që po e shikoni këtë, të gjithë ju, e gjithë Europa. Por ne nuk po kuptojmë se çfarë do të bëni në lidhje me këtë çështje, si do ta mbroni veten kur jeni kaq të ngadaltë për të ndihmuar Ukrainën”, tha Zelensky.
Zelensky i ka kërkuar liderit rus, Vladimir Putin që të rikthehen në tavolinën e bisedimeve. Ukraina është e hapur që të diskutojë për statusin neutral me Rusinë.
/5pyetjet.al