Në konferencën e jashtëzakonshme të kësaj të premteje, ku foli për luftën mes Ukrainës dhe Rusisë, kryeministri Rama u pyet edhe për sanksionet e vendosura ndaj Rusisë dhe sesa ato do të ndikojnë në Shqipëri, duke qenë se vendi ynë importon gati 60% të NATO-s.
Rama u shpreh se jo gjithçka është sanksionuar dhe për këtë duhet të jemi të kujdesshëm, tha ai. Kryeministri theksoi se efektet nuk do të jenë të mëdha.
“Së pari duhet t’i referohemi me kujdes të gjithë listës së sanksioneve, pasi ka specifika, nuk është sanksionuar çdo mall apo material. Ne besojmë se nuk do të kemi efekte shumë shqetësuese edhe pse është luftë reale”, tha Rama.