-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Komisioni Europian investim prej 3.2 miliardë euro, përfiton dhe Shqipëria

Kryesoret

Komisioni Evropian miratoi në tetor 2020 një paketë të konsiderueshme investimesh prej 3.2 miliardë eurosh për të mbështetur 21 projekte të transportit, digjitalizimit, klimës dhe ndërlidhjes së energjisë në Ballkanin Perëndimor.

Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, tha se me këtë paketë të madhe investimesh ne po përshpejtojmë zbatimin e Planit Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor në terren.

“Ne i kemi identifikuar këto projekte të mëdha në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë. Ndërlidhjet më të mira dhe më të qëndrueshme në transport, në infrastrukturën digjitale dhe në energjinë e rinovueshme do të nxisin ekonominë, do të çojnë përpara tranzicionin e gjelbër dhe digjital të rajonit, si dhe do të sjellin një numër mundësish për njerëzit dhe bizneset në Ballkanin Perëndimor dhe në mbarë BE-në. Këto investime do të përshpejtojnë gjithashtu integrimin e rajonit, në përputhje me perspektivën e tij të qartë evropiane” tha Várhelyi.

Gjatë viteve të ardhshme, Plani Ekonomik dhe i Investimeve do të mobilizojë deri në 30 miliardë euro investime, si një kombinim i granteve, kredive preferenciale dhe garancive.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit