Lulzim Basha sonte ishte në Lushnje, ku kërkoi nga qytetarët mbështetje për kandidatin e tij Indrit Sefa për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Lideri demokrat u foli lushnjarëve për një “shtetformim të ri me një model të ri”.
Ai u kërkoi atyre “T’i japim qytetit një model të anti-korrupsionit.
Do të jetë viti i instalimit të anti-korrupsionit me Indrit Sefën, që është sprovuar duke luftuar dhe mbrojtur të drejtën”.
Basha foli edhe për fermerët. “Fermerët i kam parë si janë zbehur, spakur dhe lodhur në tokën e bekuar, por të mallkuar nga qeveria”.
“U ndala për një gotë ujë dhe dy lushnjarë kërkuan të bënim ndonjë selfie.
Më thanë jemi banorë të Lushnjes dhe më thanë do të votojmë për Indrit Sefën” tha më tej ai.
/5pyetjet.al