Duke folur gjatë një konference për shtyp në Moskë, Maria Zakharova kërcënoi nëse ndonjë nga vendet nordike do të kërkonte të bashkohej me aleancën e sigurisë, “do të kishte pasoja të rënda ushtarake dhe politike që do të kërkonin që vendi ynë të ndërmarrë hapa reciprokë”, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve.
“Ne e konsiderojmë angazhimin e qeverisë finlandeze për një politikë ushtarake të mosangazhimit si një faktor të rëndësishëm në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në Evropën veriore”, tha Zakharova.
Muajin e kaluar, kryeministrja Sanna Marin tha se ishte “shumë e pamundur” që Finlanda të aplikonte për anëtarësim në NATO gjatë mandatit të saj në detyrë.
💬#Zakharova: We regard the Finnish government’s commitment to a military non-alignment policy as an important factor in ensuring security and stability in northern Europe.
— MFA Russia 🇷🇺 (@mfa_russia) February 25, 2022
☝️Finland’s accession to @NATO would have serious military and political repercussions. pic.twitter.com/eCY5oG23rL
/5pyetjet.al