-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prezantohej si agjent i CIA-s, apeli i ul dënimin

Kryesoret

Gjykata e Apelit ia ka ulur dënimin me burg për një vit Skender Guraziut, i dënuar për akuzën se duke u paraqitur si agjent i fshehtë i CIA-s, mashtroi të dëmtuarin Vedat Rexhepi se do t’ia gjejë vëllain e zhdukur, duke i kërkuar mijëra euro si shpërblim.

Guraziu ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 3 vite e 6 muaj burgim dhe 1 mijë e 300 euro gjobë për mashtrim, falsifikim të dokumenteve e prezantim të rremë si person zyrtar, mirëpo Apeli ia ka ulur dënimin me burgim në 2 vite e 6 muaj, kurse ai me gjobë mbetet i pandryshuar.

Kundër aktgjykimit të Themelores ankesë kishte bërë mbrojtësi i Guraziut, avokati Nexhat Elshani, për shkak të shkeljeve të dispozitave të Kodit të Procedurës Penale.

Pas kësaj, prokuroria kishte propozuar që ankesa e avokatit Elshani të miratohet pjesërisht, të ndryshohet sa i përket veprës penale të “Mashtrimit”, ndërsa për pjesën e mbetur aktgjykimi i ankimuar të vërtetohet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit