-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama në konferencë të jashtëzakonshme: Tragjike ajo që po ndodh në Ukrainë

Kryesoret

Pas Samitit të NATO-s, kryeministri Rama doli në një konferencë të jashtëzakonshme për luftën që po ndodh mes Rusisë dhe Ukrainës. Ai e cilësoi tragjike atë që po ndodh atje.

Rama u shpreh më tej se lufta në Ukrainë nuk ka shumë ndikim të natyrës ekonomike dhe tregtare

“Arsyeja është përshkallëzimi ekstrem i qasjes së Moskës ndaj Ukrainës dhe gjithçka po ndodh gjatë 48 orëve të fundit. Ne jemi pjesë e Këshillit të Sigurimit të OKB, por edhe bashkëpenëmbajtës me SHBA, gjë që e ka bërë me dijë botërisht qëndrimin tonë, që prej minutave të para të fillimit të sulmit. Nga ana tjetër, ne i ndjekim me shumë keqardhje këto zhvillime, duke pasur në mendje njerëzit në Ukrainë, ashtu si kundër edhe lidershipin ukrainas për vet jetën.

Është një situatë realisht tragjike, por nga ana tjetër është një zhvillim, i cili ka sfiduar të gjithë arkitekturën e sigurisë në Europë dhe të gjithë ngrehinën institucionale të politikës europiane, duke goditur themelin e saj, të drejtën ndërkombëtare dhe ligjin ndërkombëtar. Sot në samit është kurorëzuar një punë intensive që kemi pasur këto ditë.

Implikimet e kësaj lufte mbi Shqipërinë nuk kanë vakësira të konsiderueshme të natyrës ekonomike dhe tregtare me Rusinë, por nuk është krejt pa lidhje të kësaj natyre, si me Rusinë ashtu edhe me Ukrainën, për të cilën urojmë që të kthehet në normalitet.

Jemi i vetmi vend apo me ndonjë përjashtim, ndër vendet shumë të pakta, që nuk e kemi prekur çmimin e energjisë”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit