-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama paralajmëron se mund të ndodhë më e keqja në Ukrainë

Kryesoret

Pas Samitit të NATO-s, kryeministri Rama doli në një konferencë të jashtëzakonshme për luftën që po ndodh mes Rusisë dhe Ukrainës. Ai e cilësoi tragjike atë që po ndodh atje.

Madje, kryeministri Rama, duke shpresuar të zgjidhja më dialog e konfliktit, theksoi se situata është aq e rëndë sa presidenti i Ukrainës është në rrezik për jetën edhe mund të vritet në orët e ardhshme apo të merret peng nga forcat ruse.

“Ka edhe një operacion që synon disa persona të caktuar në Ukrainë, të cilët sipas tyre duhen vrarë”, tha Rama.  

Sa i përket ndikimit të kësaj lufte në Shqipëri, ai theksoi se Shqipëria është vendi i NATO-s dhe është i mbrojtur nga Aleanca. “Për Ukrainën, sipas kushtetutës së NATO-s nuk është e vendosur menjëherë në funksion artikullin e pestë të aleancës. E them këtë që njerëzit të kuptojnë më shumë në momente të tilla. Ka një pjesë njerëzish që janë të shqetësuar se kjo luftë mund të vijë në Shqipëri dhe ne nuk kemi avionë, raketa. Shqipëria nuk është në NATO për të pasur raketa, por ka një sërë prioritesh të veta, ka një plan të vetin për rritën e fuqizimit të ushtrisë. Do të kemi avionët e NATO-s në Kuçovë. Sigurisht që nëse shpërthen Lufta e Tretë Botërore është diçka që nuk e parashikojmë dot. Nuk jemi fare në këto kushte. Duhet të jemi të vetëdijshëm dhe ka impakt real në ekonomi, padiskutim. Ne jo vetëm që nuk jemi vetëm, por jemi me më të fortët”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit