-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Refuzohet kërkesa për liri, Lefter Koka mbetet te “313”-ta

Kryesoret

Gjykata e Posaçme e Apelit në Tiranë ka refuzuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka për ndryshim të masës së sigurisë. Koka kërkoi lirinë në Apel, por gjyqtari Erion Bani pasi dëgjoi palët, pretendimin e ish-ministrit dhe SPAK-un, vendosi që të lerë në fuqi masën e shkallës së parë, që do të thotë se do të vijojë që të qëndrojë në qeli te “313”-ta.

Lefter Koka u prangos më 14 dhjetor 2021 në kuadër të hetimeve për koncesionin kontrovers të incineratorit të Elbasanit. Nga hetimet e SPAK, ka rezultuar se Koka ka lejuar përfitime të padrejta nga ana e pronarëve të kontratës së koncesionit, e cila u lidh përmes procedurës së negocimit të drejtpërdrejtë pa shpallje nën justifikimin e gjendjes së jashtëzakonshme ndërsa Klodjan Zoto dhe Stela Gugallja që janë në kërkim akuzohen se kanë kryer transaksione të rreme me paratë e marra nga buxheti i shtetit për llogari të kontratës koncesionare.

Gjithashtu, SPAK konkludoi se Koka në cilësinë e ish-Ministrit të Mjedisit, ka kërkuar, ka pranuar dhe ka marrë nga shoqëritë tregtare të sipërcituara përfitime të parregullta monetare në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet krijimit të një skeme fiktive për kryerjen e punimeve në shoqërinë konçensionare, duke përdorur disa shoqëri tregtare të tjera të kontrolluara prej tij apo familjarëve.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit