Pamje dramatike. Mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamjet e momenteve kur helikopterët rusë sulmuan një aeroport vetëm pak milje larg Kievit.
Rusët sulmuan bazën ushtarake në aeroportin Gostomel. Helikopterët shihen duke fluturuar poshtë dhe duken se po gjuanin flakë ndërsa lëviznin.
Zyrtarët ukrainas thanë se arritën të rrëzonin të paktën tre avionë, por rusët kishin arritur të merrnin kontrollin e zonës. Zyra presidenciale e Kievit tha se në aeroport kishte “luftime të ashpra”.
Zyrtarët ukrainas deklarojnë se forcat ruse ndodhen vetëm 9 km larg parlamentit të Kievit duke paralajmëruar një ditë të përgjakshme.
/5pyetjet.al