Sipas MeteoAlb: Vendi ynë vijonë të jetë gjatë paradites në dominim e kthjellimeve në zonat bregdetare dhe të ulëta. Por në zonat malore priten vranësira të lehta. Ndërsa në orët vijuese vranësirat e lehta do të shfaqen në të gjithë Shqipërin, ku më të theksuara do të jenë në zonat Verilindore dhe Juglindore por nuk do të sjellin reshje.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 16°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.
Rajoni dhe Europa
Europa Qëndror dhe pjesa më e madhe e Jugut të kontinentit do të të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta Po ashtu Veriu i kontinentit do të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm. Ndërsa Brigjet e detit të Zi dhe gadishulli Iberik do të kenë vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin reshje shiu. Me vranësira të shumta dhe reshje dëbore do të jetë dhe Lindja e kontinentit.
Kosova
Republika e Kosovës MBETET në ndikimin e masave ajërore të qëndrueshme të cilat do të diktojnë mot të kthjellët në një pjesë të mirë të ditës. POR herë pas here do të ketë dhe kalime vranësirash të pakta në për të gjithë territorin, POR më të dukshme do të jenë në Veriperëndim të Kosovës.
Maqedonia e Veriut
Zhillimi i një qëndre të presionit të lart atmosferik në Ballkanin perëndimor do të sjelli ndikim dhe mbi MV, duke bërë që të ketë mot të qëndrueshëm me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësira. Vranësirat më të dukshme do të jenë në në Lindje të territorit.
/5Pyetjet.al