-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama tha se një shqiptar është vrarë në Ukrainë, gazetari i publikon mesazhet: Jam gjallë!

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama konfirmoi ditën e sotme vdekjen e një ushtari shqiptar, pjesëtar i ushtrisë ukrainase gjatë sulmit rus.

Gjatë një konference për mediat, ai deklaroi se shqiptari në fjalë jetonte prej kohësh në Ukrainë, ku ishte i martuar ose bashkëjetonte me një ukrainase.

Kreu i qeverisë nuk e specifikoi emrin e shqiptarit, por një mbrëmje më parë, mediat raportuan se shtetasi që humbi jetën ishte Emanuel Bazanji 24 vjeç me origjinë nga Elbasani.

Por në ndryshim nga një mbrëmje më parë, është raportuar një informacion se shtetasi në fjalë është gjallë.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu pretendon se ka biseduar me Emanuel Bazanjin me anë të mesazheve në Whatsapp.

“Mirë jam. Gjallë…. “, është përgjigja e tij.

Në këto mesazhe, thuhet se çfarë ka ndodhur në raportin ushtarak ku ai shërben si pjesë e legjionit Gjeorgjian.

“U bombarduam sot me aviacion dhe helikopter“, shkruan Emanueli, i cili thekson se ndodhet në një situatë të rrezikshme.

Sipas mesazheve të publikuara, thuhet se shqiptarit i duhet ta fikë telefonin pasi sistemi GPS i telefonit ‘smart’, mund të shërbejë për rusët në identifikimin e vendndodhjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit