-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet vrasësi i ushtarit në Vlorë

Kryesoret

Më shumë se një javë pas vrasjes së ish-ushtarakut në Vlorë janë arrestuar dy persona, autori dhe shoku i tij, që e ndihmoi për t’u larguar nga vendi i krimit.

Policia e Vlorës njoftoi sot se autori i dyshuar i vrasjes së Altin Alikajt është Shazi Ahmetaj, ndërsa personi që e ndihmoi të largohet është Mateo Kiptiu. Të dy tashmë në pranga.

47-vjeçari Alikaj ishte shpallur në kërkim që prej datës 11 shkurt, ndërsa denoncimin në polici e kishte bërë kushëriri i tij, pasi prindërit i kishte në Greqi.

Ai u gjet i pajetë me një plagë të armës së zjarrit në kokë nga e ëma në 19 shkurt, e cila sapo ishte kthyer nga Greqia.

Njoftimi i plotë

‘Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “NDËSHKIMI”.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i vrasjes  me armë zjarri të 46 vjeçarit, ngjarje e ndodhur më datë 19.02.2022, në lagjen 24 Maji, Vlorë

Vihet në pranga edhe një shtetas tjetër për përkrahje të autorit të krimit.

Gjithashtu sekuestrohet një sasi lënde narkotike, e dyshuar Heroinë.

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë, Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, si rezultat i hetimeve të thelluara dhe punës profesionale të kryer, bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Bazuar në provat e grumbulluara, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë,  organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “NDËSHKIMI”.

Në kuadër të operacionit u bë e munduar kapja dhe ndalimi i shtetasit  Sh.A., 23 vjeç, banues në Kolonjë, Lushnje, me preçedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve dhe të vjedhjes.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.K., 30 vjeç, banues në Kolonjë, Lushnje, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”,

Shtetasi Sh.A., dyshohet si autor i vrasjes se shtetasit A.A., i cili u gjet pa shenja jete në banesën e tij, ndërsa shtetasi M.K., dyshohet se ka ndihmuar autorin për t’u fshehur, duke i siguruar një mjet të marrë me qira për lëvizjen e tij.

Në momentin e ndalimit shtetasit Sh.A., iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 40.5 gram lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë.

Vazhdojnë veprimet hetimore për të përcaktuar motivet e këtij krimi të rëndë, si dhe për identifikimin e personave të tjerë, që mund të jenë të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprat penale “Vrasje me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe ” Përkrahja e autorit të krimit.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit