Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka udhëzuar Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, që të japë deri në 350 milionë dollarë mbështetje të menjëhershme për sigurinë dhe mbrojtjen e Ukrainës, sipas një memorandumi të ri të publikuar nga Shtëpia e Bardhë të premten vonë.
Porositë e mëparshme kanë qenë për 60 milionë dhe 250 milionë dollarë, duke e vendosur totalin gjatë vitit të kaluar në mbi një miliardë dollarë, sipas një zyrtari të administratës.
Ky njoftim vjen pas një telefonate 40-minutëshe midis Biden dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky më herët të premten, gjatë së cilës ata diskutuan “ndihmë konkrete për mbrojtjen”.
/5pyetjet.al