Shumë vende po ndalojnë linjat ajrore ruse nga hapësira e tyre ajrore.
E fundit që njoftoi një lëvizje të tillë është shteti baltik i Estonisë, i cili kufizohet me Rusinë.
Duke shkruar në Twitter, kryeministrja estoneze Kaja Kallas u bëri thirrje të gjitha vendeve të tjera të BE-së që të ndjekin shembullin.
“Nuk ka vend për aeroplanët e shtetit agresor në qiejt demokratikë”, tha ajo.
#Estonia is banning Russian airlines from our airspace. We invite all EU countries to do the same. There is no place for planes of the agressor state in democratic skies. #StandWithUkraine
— Kaja Kallas (@kajakallas) February 26, 2022
/5pyetjet.al