-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KQZ u tërheq “veshin” socialistëve për fushatën: Mos e përsërisni

Kryesoret

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u tërheq vëmendjen institucioneve publike dhe organeve të tyre të varësisë, si edhe kryetarëve të bashkive Shkodër, që drejtohet nga Voltana Ademi e zgjedhur nga PD dhe që tani ka kaluar me grupin e Berishës, por edhe atyre që socialiste në Vorë, Durrës, Dibër, Rrogozhinë dhe Lushnjë që të respektojnë Kodin Zgjedhor dhe dispozitat e vendimit nr. 9 të Komisionit Rregullator për raportimin e aktiviteteve me karakter publik. 

KQZ thekson se nga monitorimi i ndërfaqes së raportimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për veprimtaritë publike të institucioneve, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie të datës 6 Mars 2022, janë konstatuar këto problematika:

Aktivitetet të cilat do të kryen nga institucionet, nuk janë raportuar në kohë duke mos respektuar afatin 5 (pesë) ditor për raportim, të sanksionuar në nenin 4, pika 4, të vendimit nr. 9 datë 24.12.2020 të Komisionit Rregullator.

“Tematika e Veprimtarisë” së kryer nga institucioni raportues, është jo e plotë dhe e përgjithshme. Mungesa e detajuar e informacionit mbi tematikën e veprimtarisë bën që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, mos të ketë mundësinë për të klasifikuar veprimtarinë e kryer si të ndaluar ose jo.

Sa më sipër, vijon më tej KQZ, drejtuesit e institucioneve publike dhe kryetarët e njësive të qeverisjes vendore ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie, të marrin masa të menjëhershme, për respektimin e dispozitave të vendimit nr. 9, datë 24.12.2020, të Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit