Ministria Britanike e Mbrojtjes deklaroi sot se pjesa më e madhe e forcave ruse janë vetëm 30 kilometra nga qendra e Kievit.
Sipas përditësimit të fundit të inteligjencës nga ministria, “Rusia ende nuk ka fituar kontrollin e hapësirës ajrore mbi Ukrainën, duke ulur ndjeshëm efektivitetin e Forcave Ajrore Ruse”.
Ministri britanik tha se “Forcat e Armatosura të Ukrainës vazhdojnë të bëjnë rezistencë të vendosur në të gjithë vendin”.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u tha qytetarëve se kryeqyteti ishte ende nën kontrollin e tyre dhe “luftimet vazhdojnë”, në video-mesazhin e tij të fundit të shtunën.
Shpërthimet në Ukrainë nuk kanë pushuar, ndërsa Ministria e Brendshme paralajmëroi për “luftime aktive” në kryeqytet.
/5pyetjet.al