Shërbimi për shtyp i Shërbimit Shtetëror të Emergjencave ka raportuar numrin e civilëve të vrarë gjatë luftimeve dhe bombardimeve të 26 shkurtit.
Në Kharkiv, një predhë goditi një ndërtesë 9-katëshe duke lënë një grua të vdekur në vend.
Në Sumy, si rezultat i bombardimit të forcave ruse, një burrë u vra dhe një grua u plagos. Në rajonin e Kiev-it në fshatin Borodyanka, si pasojë e një predhe që goditi një ndërtesë banimi, tre persona humbën jetën.
Dy persona të tjerë vdiqën dhe gjashtë u plagosën në Kiev gjatë bombardimeve të “ndërtesës së lartë” dhe hangarit. Vetëm gjatë ditës së kaluar, kanë vdekur gjashtë civilë në Kiev.
“Kjo listë tragjike, për fat të keq, po rritet. Prandaj, apelojmë që të gjithë të mos rrezikojnë veten. Qëndroni në strehimore nëse është e mundur. Ndiqni sinjalet paralajmëruese dhe rekomandimet e autoriteteve vendore”, thotë Shërbimi Shtetëror i Emergjencave.
Autoritetet bëjnë të ditur sakaq se njësitë janë të përfshira vazhdimisht në eliminimin e pasojave të bombardimeve “të armikut”./5pyetje.al