Ambasada amerikane në Tiranë e ka cilësuar luftën në Ukrainë si një luftë të krijuar nga Vladrimir Putin, regjimit i tij dhe njerëzit afër tij.
Ambasada e shoqëron postimin e saj në rrjetin social Facebook, me videon ku citohet zëdhënësi i presidentit rus, Dimitri Peskov, sipas të cilit Rusia nuk do të sulmojë asnjë vend.
Apo fjalët e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov se nuk do të ketë asnjë pushtim të Ukrainës, ndërsa në sfond shfaqen luftimet dhe fëmijë që shpërthejnë në lot.
Qëndrim i ambasadës amerikane vjen në vijim të sanksioneve të Perëndimit të vendosur ndaj Rusisë.