Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me strukturat e degës së PD-së nr.12 në kryeqytet.
Basha e vuri theksin e fjalëve të tij në Komisionin Hetimor të Incerenatorëve si dhe te punët e “pista” që po bën qeveria.
Ai tha se nëse Rama është një lider global që i di të gjitha punët çfarë ndodh në Ballkan apo edhe më gjerë është e pamundur ai të mos ketë gisht në aferën e incernatorëve.
“Si ka mundësi mor zoti kryeministër që ti, që i di të gjitha, gjithë çfarë ndodh në Shqipëri, në Ballkan, në Europë edhe në botë, se e mban veten për lider global apo jo, ti nuk e paske ditur që gjysma e kabinetit tënd, gjysma e ministrave paskan, siç thotë vet, paska ngjyer gishtin mbrapa shpinës time. Si qenka kjo punë kështu. Brenda një dite miratohen 17 akte zyrtare, kalohet një vendim i këshillit të ministrave që e firmos kush? Kryeministri apo jo? Dhe ti nuk e dije. Nuk e di ti pas 8 vitesh në pushtet që këtu për të marrë një letër shteti, një qytetari të zakonshëm i duhen javë e muaj sorollatje nga një zyrë në tjetrën.” /5pyetjet.al