Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj i dhanë fund lidhjes vetëm pak ditë pasi aktori doli nga shtëpia e Big Brother.
Disa ditë pasi Trixa e kishte larguar nga Instagrami, Donaldi ia ktheu në të njëjtën monedhë duke i bërë “unfollow” dhe duke fshirë pamjet që kishin të bënin me të.
Pasi “spastroi” Trixën ai hoqi nga Instagrami edhe videon e famshme të puthjes së tij me Borën, por vetëm një ditë pas ai ka rikthyer atë dhe video figuron sërish në llogarinë e tij.
Ndjekësit kanë filluar të hamendësojnë tashmë se kjo mund të jetë një shenjë nga ana e aktorit për prezantuesen e njohur.
