Luftime të ashpra janë zhvilluar gjatë natës mes forcave ruse dhe atyre të Ukrainës pranë Kievit. Megjithatë, kryeqyteti i Ukrainës ka arritur të rezistojë të paktën edhe për një natë.
Ndërkohë, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka reaguar sërish mëngjesin e së dielës me anë të një deklarate, duke bërë të ditur se Ukraina kërkon vullnetarë të huaj që t’i bashkohen ushtrisë së saj, për të luftuar kundër Rusisë.
Kievi zyrtar deklaron se po krijon një legjion “ndërkombëtar” për të huajt që dëshirojnë të dalin vullnetarë në mbështetje të Ukrainës.
“Kjo do të jetë prova kryesore e mbështetjes suaj për vendin tonë,” vuri në dukje Presidenti Volodymyr Zelensky në një deklaratë të bërë tani për “legjionin e huaj” të ri të Ukrainës.