Me anë të një reagim në Facebook, Partia Demokratike, akuzon kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor për aferën prej 430 milionë eurosh me inceneratorët. Gjithashtu PD thekson se shkelja e ligje nuk mund të bëhej pa miratimin e kryeministrit Rama.
“Edi Rama nuk mund të lajë duart nga përgjegjësia për aferën prej 430 milionë euro. Një shkelje masive e ligjeve të vendit nuk mund të kryhej pa miratimin e Edi Ramës.”, thuhet në deklaratë.
Ne deklaratë thuhet:
-Në Agjesinë e Prokurimeve Publike nuk ekziston asnjë procedurë koncesioni për inceneratorin e Elbasanit;
-APP ka njoftuar Ëngjëll Agaçin se procedura për inceneratorin e Elbasanit nuk ishte ligjore. Agaçi përgatiti VKM-në dhe kaloi mbështetjen financiare.
-Koncesioni i inceneratorit të Elbasanit i është dhënë “Albtek Energy” me “negocim pa shpallje”, procedurë që ligji nuk e parashikon.
-Koncesioni i’u dha një kompanie që nuk ka asnjë ditë eksperiencë në fushën e incenerimit./5pyetje.al