Presidenti rus, Vladimir Putin në një fjalim televiziv ka falënderuar “Forcat Speciale të vendit”, duke thënë se “po përmbushin heroikisht detyrën e tyre ushtarake” në Ukrainë.
Putin theksoi se ushtarët ishin ngarkuar me misioni për të ofruar ndihmën e tyre për “republikat popullore të Donbasit” duke iu referuar dy zonave te kontrolluara nga rebelet në Ukrainën lindore, të cilat Rusia i njohu si të pavarura përpara pushtimit të saj.
“Dua të falënderoj komandën, personelin e forcave të operacioneve speciale, veteranët e njësive të forcave speciale për besnikërinë e tyre ndaj betimit, për shërbimin e tyre të patëmetë në emër të popullit të Rusisë dhe atdheut tonë të madh”, tha Putin.
Ai e përfundoi mesazhin duke thënë: “Uroj fat, suksese dhe gjithë të mirat për ju dhe më të dashurit tuaj”.