Presidenti amerikan, Donald Trump tkesa po largohej nga Abu Dhabi sot deklaroi se mund ti telefonojë presidenti rus Vladimir Putin për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë.
Trump u tha gazetarëve në bordin e Air Force One, se “Duhet të takohemi. Ai dhe unë duhet të takohemi”.
Më pas Trump shtoi se “Mendoj se do ta zgjidhim, ose ndoshta jo, por të paktën do ta dimë. Dhe nëse nuk e zgjidhim, do të jetë shumë interesante.”
Ndërkohë bisedimet trepalëshe mes përfaqësuesve të Ukrainës, Rusisë dhe Turqisë nisën sot në Stamboll por pa asnjë përparim.