Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko, ka bërë të ditur mëngjesin e së dielës se forcat ajrore kanë bërë të mundur rrëzimin e një rakete që i ishte drejtuar Kievit gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës.
Sipas Nikolenko, raketa ishte lëshuar nga një avion, i cili ishte futur në Ukrainë nga hapësira ajrore e Bjellorusisë, aleate e Rusisë në këtë konflikt.
Gjatë natës luftimet kanë qenë të ashpra në Ukrainë, e sidomos në Kiev. Forcat ruse arritën të marrin nën kontroll Nova Kakhovka, i cili është një qytet i vogël, por i vendosur në një pikë strategjike në lumin Dnieper dhe që furnizon drejtpërdrejt me kanale uji gadishullin e Krimesë.
Kryebashkiaku i saj, Volodymyr Kovalenko, ka deklaruar se trupat ruse kanë kapur komitetin ekzekutiv të qytetit dhe kanë hequr të gjithë flamujt ukrainas nga ndërtesat.
Po ashtu, rusët janë futur edhe në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, ndërsa ka arritur të rezistojë ndërsa jemi futur në ditën e katërt të luftës.