-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Merz telefonon Trump: Diskutime për Iranin, Ukrainën dhe samitin e NATO-s

Kryesoret

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka zhvilluar një telefonatë me ish-presidentin amerikan Donald Trump, duke diskutuar çështje të rëndësishme gjeopolitike si situata në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme dhe programin bërthamor të Iranit, si dhe koordinimin mes Berlinit dhe Uashingtonit para samitit të NATO-s në Ankara.


“Pata një telefonatë të mirë me Donald Trump gjatë udhëtimit të tij të kthimit nga Kina. Ne biem dakord: Irani duhet të ulet në tryezën e negociatave; duhet të hapë Ngushticën e Hormuzit; Teherani nuk duhet të ketë armë bërthamore. Po ashtu diskutuam për një zgjidhje paqësore për Ukrainën dhe koordinuam qëndrimet tona përpara samitit të NATO-s në Ankara. Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania mbeten partnerë të fortë në një NATO të fortë”, shkroi kancelari gjerman.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit