-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Hiqni tabelat rrugore, rrëzoni pemët”, udhëzimet për qytetarët ukrainas kundër rusëve

Kryesoret

Ushtria ukrainase u ka kërkuar qytetarëve të përdorin të gjitha mjetet e mundshme për të luftuar kundër Rusisë.

“Pavarësisht nëse keni apo jo armë e municione, përdorni të gjitha mënyrat dhe mjetet e mundshme për të luftuar”, thuhet në deklaratë.

Udhëzimi i sugjeron atyre të sajojnë mjete mbrojtëse në rast sulmi, në kushte shtëpie.

Hiqni tabelat rrugore, rrëzoni pemët për të bërë të pamundur lëvizjen, përdornin pajisje shpërthyese të bëra në shtëpi, shkatërroni qendrat kryesore të transportit, dhe bëni çdo gjë mundeni sugjerojnë udhëzimet.

Luftime të ashpra janë zhvilluar gjatë natës mes forcave ruse dhe atyre të Ukrainës pranë Kievit. Megjithatë, kryeqyteti i Ukrainës ka arritur të rezistojë të paktën edhe për një natë.

Ndërkohë, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka reaguar sërish mëngjesin e së dielës me anë të një deklarate, duke bërë të ditur se Ukraina kërkon vullnetarë të huaj që t’i bashkohen ushtrisë së saj, për të luftuar kundër Rusisë.

Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë, konfirmojnë se trupat ruse kanë hyrë në orët e para të mëngjesit në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh në vend.

Sipas dëshmitarëve, qindra trupa ruse të shoqëruar dhe me mjete të lehtë arritën të thyejnë rezistencën dhe të hyjnë në qytete.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit