Përfaqësuesi i BE-së për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë thirri një takim me ministrat e mbrojtjes të bllokut për të diskutuar konfliktin në Ukrainë.
Axhenda do të përqendrohet në “nevojat urgjente” dhe bashkërendimin e ndihmës së bllokut për ukrainasit.
Më herët, presidenti i Ukrainës Zelensky bëri thirrje për anëtarësimin e menjëhershëm të vendit në BE.
Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel është përgjigjur duke thënë se ka “mendime dhe ndjeshmëri të ndryshme brenda BE-së për zgjerimin”, sipas agjencisë së lajmeve AFP.
/5pyetjet.al