Një zyrtar rus ka thënë për agjencinë shtetërore të lajmeve në Moskë, TASS, raporton BBC, se bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës pranë kufirit me Bjellorusinë pritet të nisin mesditën e së hënës.
Vladimir Medinsky, i cili drejton delegacionin e Kremlinit, tha se ekipi i tij ishte “gati për negociata menjëherë pas mbërritjes së palës ukrainase.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, RIA-Novosti, citoi Medinsky, të thoshte se për delegacionin rus është bërë shumë e vështirë duke qenë se takimi u shty disa herë.
Dy delegacionet do të takohen pranë lumit Pripyat në kufirin mes Ukrainës dhe Bjellorusisë. Një ditë më parë, Presidenti i Ukrainës, Zelensky tha se nuk kishte pritshmëri të mëdha nga ky takim. Megjithatë, ai theksoi se Ukraina duhet të merrte pjesë për të provuar çdo mundësi sado të vogël për arritjen e paqes për popullin që ai drejton.