Mbretëria e Bashkuar ka vendosur të mbyllë portet e saj për anijet ruse, në mes të hakmarrjes për pushtimin e Ukrainës.
Ministri i Transportit Grant Shapps e njoftoi lajmin duke shpjeguar se sektori i transportit tregtar do të luajë gjithashtu rolin e tij në sanksionet kundër Moskës të promovuara dhe të dakorduara nga Londra me aleatët perëndimorë të NATO-s.
34 vende të Europës deri tani kanë bllokuar fluturimet, ndërsa tashmë Moska po përballet me një tjetër goditje të fortë. Perëndimi po vazhdon izolimin e Putinit.
/5pyetjet.al








