Të detyruar nga mbyllja e hapësirave ajrore të vendeve të Bashkimit Europian, linjat ajrore ruse janë të detyruara të ndjekin një itenerar shumë më të gjatë për të arritur në enklavën e saj në Kaliningrad në Detin Baltik.
Kalingradi ndodhet rreth 300 kilometra në perëndim të kontinentit dhe është i vendosur midis vendeve baltike, të cilat janë anëtare të Bashkimit Europian.
Në vend që të fluturojnë mbi Letoni dhe Lituani, siç bënin para pak ditësh, avionët rusë janë të detyruar të shkojnë në veri drejt Shën Petersburgut, pastaj rreth Baltikut.
Veç vendeve anëtare të BE dhe Britanisë, Kanadaja është shteti i fundit që ndalon avionët rusë në hapësirat e saj ajrore.