-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Heshtja” vijon të godasë zyrtarët në Sarandë, pas shefes Pulaj, në pranga dhe dy inspektorë

Kryesoret

Operacioni “Heshtja” vijon në Sarandë edhe pas arrestimit të drejtoreshës së Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Romina Pulaj.

Bëhet e ditur se janë vënë në pranga edhe dy inspektorë në Inspektoriatin Vendor të Mbrojtjes së Territorit, pranë Bashkisë Sarandë, shtetasit M. A., 30 vjeç, dhe N. J., 26 vjeç.

“Pasi janë siguruar prova ligjore në lidhje me ndërtimin e paligjshëm të një pallati 7 katesh ende të pa perfunduar por edhe disa shtesa pa leje, në disa pallate në ndërtim, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin Nr.21, datë 24.02.2022, ka vendosur për këta dy shtetas,  masat e sigurisë në mungesë  “Arrest në burg”, per veprën penale “Shpërdorimi i  detyrës”,

Të dy këta shtetas dyshohet se me veprimet/mosveprimet e tyre kanë lejuar ndërtimet pa leje në zona të ndryshme në qytetin e Sarandës, në bashkëpunim me Kryeinspektoren e IMT  R. P., e arrestuar me datë 21.02.2022,  për veprën penale “Shpërdorimi i  detyrës”, bën të ditur policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit