Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” për të folur për dosjen e inceneratorëve, por edhe zhvillimet politike. Drejtuesja e LSI-së shpjegoi se përse sipas saj është implikuar Erion Veliaj, por edhe zyrtarë të tjerë të lartë, ndërsa akuzoi PD-në se më shumë prishi punë sesa rregulloi me komisionin hetimor parlamentar.
“Çfarë çoi në SPAK? Ngatërroi vjedhjen me mashtrimin. Faktikisht komisioni hetimor do të kishte vlerë shumë kohë më parë, por mungesa e dokumenteve dhe fakteve, ishte e pamundur. Nëse ne do ta donim një komision, inceneratori i Elbasanit është bërë në një fshehtësi të jashtëzakonshme dhe vetëm njerëz të involvuar drejtpërdrejt kanë pasur dijeni.
Edhe kur është sulmuar, u sulmua përse u ble pajisja këtu dhe jo atje, por kur filluan protestat në Fier, aty dëgjuam, jemi njohur, unë vetë si Monika me problematikën. Vasili më bëri me dije, që pa konsultim dhe vendim të këshillit bashkiak Fier të mos ndodhë. Të çosh Veliaj sot në SPAK është të bashkosh dy cështje, pasi një cështje e ka në SPAK, angazhimin 30-vjeçar me firmën e tij. Këto janë taksat e qytetarëve. Kjo nuk është kostoja e pastrimit, por e inceneratorëve.
Koston e pastrimit e paguajmë te “Eco Tirana”. Sot nuk kalon ndihma ekonomike pa miratimin e këshillit bashkiak. Komisioni e mbaroi punën e vet dhe cfarë kishte për të ndihmuar apo shfokusuar opinionin, nuk ishte i aftë të argumente 430 mln eurot. Deri më sot, në tetë vite inceneratorët janë paguar 120 mln euro” tha ajo.
“Rama bullizoi gratë e komisionit hetimor dhe Veliaj nuk u pyet kurrë për atë që duhet të pyetej. Komisioni zvarriti SPAK-un” tha më tej ajo. “PD përdori veton që LSI të mos merrte pjesë në komision, pasi kishte frikë nga dokumentet që kishte LSI-ja” akuzoi Kryemadhi.
Kryemadhi deklaroi se kryeministri ka futur në dorë opozitën. “Rama kurrë nuk e humbet kontrollin. Vetëm kur opozita të jetë e çliruar nga duart e Ramës, mafia e oligarkëve dhe inceneratorëve, por sot nuk e humbet, pasi kontrollon opozitën në mënyrë perfekte” u shpreh ajo.
/5pyetjet.al