Dy punonjës policie në Tiranë janë pezulluar nga detyra pasi dyshohet se morën para nga një qytetar gjatë kontrollit të automjetit.
Rasti u zbardh pas publikimit të një videoje në media.
Drejtoria e Policisë ka nisur hetimet dhe ka urdhëruar procedura disiplinore ndaj punonjësve të përfshirë, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore po heton ngjarjen.