Drejtuesja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha sonte në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” se ditën e sotme u ka dorëzuar dosjen me provat për aferën e inceneratorëve të gjitha ambasadave në Tiranë, por edhe institucioneve të tjera ndërkombëtare.
“Sot kemi depozituar në të gjitha ambasadat dhe të gjitha institucionet ndërkombëtare dosjet dhe katër paditë e përkthyera, për t’i informuar.
Përveç përgjegjësive politike që ka klasa politike shqiptare. I kemi çuar të printuara, draftuara, edhe në link, USB” tha ajo.
Kryemadhi i sfidoi ndërkombëtarët dhe SPAK-un. “Reagojnë për shumë gjëra, tani le të reagojnë edhe për cështjen e inceneratorëve për të më treguar se unë e kam gabim.
Përderisa partnerët kanë investuar te reforma në drejtësi, tani është momenti për t’i mbyllur gojën edhe Monikës. “Topi” është në fushën e SPAK-ut” tha ajo.
/5pyetjet.al