-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti në Londër për samitin e investimeve

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndruar jashtë shtetit për disa ditë.

Kurti nga mbrëmë është duke qëndruar në Londër të Britanisë së Madhe, ku do të marrë pjesë në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor 2022.

Përveç Kurtit, në këtë samit do të marrin pjesë edhe krerët e qeverive të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Hapja e samitit do të bëhet nga presidenti i BERZH-it, Odile Renaud – Basso, presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe Komisioneri Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Po ashtu, në kuadër të këtij samiti do të mbahet edhe një sesion interaktiv me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, i cili përfshin pyetje dhe përgjigje të zgjeruara me investitorët e huaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit